Krerët e dy partive kryesore opozitare Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë pasditen e sotme në takimin elektoral në Vorë. Aty u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Indrit Hoxha.
Meta në fjalën e tij tha se “Vora është një nga dëshmitë të papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë”.
Meta tha se beson tek plani i Indrit Hoxhës për urbanizimin e qytetit të Vorës:“Ku janë 14 mln euro investime, janë të vjedhura dhe të abuzuara, janë në SPAK dhe këtyre çështjeve duhet ti shkohet deri në fund. Unë besoj tek vizioni i Indriti, tek plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’ja ngrejë vlerën këtu qyteti. Besoj tek aftësitë e tij menaxheriale dhe tek plani për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja, por edhe vendase”, tha ndër të tjera Meta.
Kreu i PL-së u shpreh se më 14 maj do të triumfojë ndryshimi: “Ndryshimi fillon dhe triumfon më 14 maj, shumë shpejt do të jetë edhe në nivel kombëtar. Unë besoj tek mençuria e të gjithë juve, edhe tek ata që me bindje politike mund ti kenë ndryshe po që vidhen nga rilindja, ky sekt kaq i papërgjegjshëm”