Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar ndryshimin e emrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.
Lidhur me këtë ndryshim Minxhozi, deklaroi se me heqjen e termit socialist nga emërtimi i partisë, Ilir Meta tregoi se është shkëputur përfundimisht nga e majta.
Pjesë nga biseda:
Minxhozi: S’do të thotë gjë kjo, por ai është i ri dhe donte të thoshte se ka akoma vite përpara. Ndryshimi i emrit ishte simbolike, dhe kishte sens që me kthimin e kryetarit historik të LSI, të kishte një rithemelim. Vë re një detaj, Ilir Meta, ka këput kordonin e vjetër të kërthizës, duke hequr atë socializëm nga emri.
Xhafo: Pra e hap ideologjikisht partinë
Minxhozi: Duke hequr termin socialist, do të rishfaqet me atë që nuk ka asnjë lidhje me të majtën.