Ndryshimi i rendit të ditës në Kuvend, Alibeaj: Jemi pro për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Kuvendi ka miratuar ndryhsimin e rendit të ditës për ratifikimin e protokolleve për aderimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Pasi lajmëroi votën pro të deputetëve të tij, kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj kërkoi futjen në rend dite edhe të mocionit me debat për projekt-rezolutën që PD ka kërkuar për dënimin e gjenocditit serb në Kosovë, gjë që Kuvendi e hodhi poshtë.

“Nuk ka dyshim që jemi dakord për ndryshimin e rendit të ditës. Jo vetëm si shprehje e vullnetit politik, por më shumë se kaq. Situata që është duke kaluar planeti e bën rëndësinë e NATO-s si një element kyç të garantimit të sigurisë dhe lirisë në këtë planet, Grupi i PD shpreht pro që të futet në rendin e ditës dhe po ju them votën tonë pro për këto dy protokolle. Që në 27 maj kemi paraqitur një projekt-rezolutë për dënimin e gjenociditi serb në Kosovë. E kam kërkuar disa herë. Ashtu si vullneti ynë pro për dy protokollet për aderimin e dy vendeve në NATO, besoj që është detyrim i çdokujt prej nesh këtu që të mos e shtyni dhe zvarrisni rezolutën që kemi kërkuar ne. Ne sot do shqyrtojmë dhe një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Ashtu siç duhet të shprehim vullnetin pro për Srebrenicën e kemi një detyrim më të madh për gjakun e tonë. Është e njëjta situatë, i njëjti agresor dhe nuk e kutpoj indeiferencën tuaj për ta diskutuar si shenjë vullneti e plotë dhe jo hipokrite për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, mocioni i debatit duhej të ishte zhvilluar deri në datë 27 qershor. Nuk e kuptoj cila është ajo forcë që ju pengon. Siç dhamë votën pro, duhet të ndryshoni rendin e ditës”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *