Ndryshoi emrin e partisë, Meta: Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas konventës ku LSI ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkuan se dje u përmbush hapi i parë në rivendosjen e sovranitetit të popullit shqiptar përmes referendumit.

“Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit. Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur!”, shkruan ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *