Ndryshojnë balancat mbi qiejt e Egjeut/ Greqia merr 6 avionët e parë gjuajtës-kapës ‘Rafale’, 18 të tjerrë do të mbërrijnë…  

Pasi kanë fluturuar mbi Akropol të shoqëruar nga dy avionë “Mirage 2000-5”, pak pas mesditës të së mërkurës kur kanë mbërritur nga Franca, më pas 6 avionët e parë “Rafale” kanë shkuar në bazën ushtarake të “Tanagres”. Kjo skuadrilje do të jetë pjesë e kontratës së fundit të Athinës për blerjen e 24 avionëve ushtarakë francezë të gjeneratës së fundit.

Greqia i bleu këta avionë nga Franca, në kuadër të një kontrate të gjerë mbrojtjeje mes dy vendeve, për t’i bërë ballë presionit turk nga lindja.

DASSAULT for Ever: H ΠΑ κοντά στην αγορά 6 καινούργιων Rafale F4, συζητείται ελληνική συμμετοχή στο FCAS! - Πτήση & Διάστημα

Këto mjete të sofistikuara luftimi pretendohet se do të balancojnë forcat në rajonin e Mesdheut, në një kohë që turit ishin në avancë kundrejt grekëve, si në ajër ashtu edhe në det.

Prezent në ceremoni ishte edhe Kryeministri i Greqisë Mitsotakis, ndërsa gjashtë avionët u nisën direkt nga Franca, për të bërë më pas një fluturim të ulët mbi Akropol.

Dassault delivers first Rafale to Greece

Greqia ka bërë një kontratë prej 3.3 miliard eurosh për blerjen e 24 avionëve të avancuar “Rafale”, të cilët do të vendosën përballë avionëve “F-16” të Turqisë në Egje.

Pretendohet se këta avionë do t’i japin një dorë të fortë Greqisë në Mesdhe, nisur edhe nga fakti se SHBA-të përjashtuan Turqinë nga programi për avionët “F-35”, për shkak të kontakteve të ngushta ushtarake me Rusinë dhe blerjen e sistemit të raketave “S-400”.

DASSAULT AVIATION delivers its first Rafale to Greece - Press kits

“Rafale” është avion i gjeneratës së pestë dhe konsiderohet si nga më të mirët në Europë për momentin. Fillimisht francezët ishin pjesë e sipërmarrjes europiane për të ndërtuar avionin e përbashkët “Typhoon”, por më pas u tërhoqën nga aty duke prodhuar avionin e tyre “Rafale”.

Modeli i parë i “Rafale” është prodhuar në vitin 2001.

Greece receives its first Dassault Rafale fighter jet

4 prej 6 avionëve janë njëvendësh, kurse 2 të tjerët janë dyvendësha dhe do të shërbejnë për stërvitjen e pilotëve të tjerë nga specialistët francezë.

Qeveria greke i ka dhënë një rëndësi të madhe mbërritjes së 6 avionëve të parë të cilët janë të përdorur, me një ceremoni të veçante ku merrnin pjesë kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Mbrojtjes me zyrtarë të tjerë.

Greece receives first of 18 Rafale fighters from France | Defense Brief

Ndërsa marrëveshja zgjerohet edhe me blerjen e 6 avionëve të tjerë të rinj, me vlerë 1.07 miliardë euro, gjithsej 24 avionë deri në fund të vitit 2025. Si 12 avionët e rinj, edhe 12 të përdorurit janë të pajisur me një armatim të gjeneratës së fundit.

Avionët “Rafale” kanë një rreze veprimi prej 2800 miljesh, depozitë të madhe karburanti, dy motorë dhe radarë të fuqishëm elektronikë. Gjithashtu kanë shumë përparësi në krahasim me “F-16”-at, pasi mund të analizojnë të gjitha të dhënat nga sensorët që disponojnë dhe të përgatisin taktikat për pilotin.

Greece to acquire a total of 24 French Rafale fighter jets | TurDef

Përparësitë strategjike të tyre janë:

  • Shohin deri në 200 km, monitorojnë 40 objektiva njëkohësisht dhe mund të shkatërrojnë 8 më të rrezikshmit.
  • Sistemi i tyre vetëmbrojtës është sekreti i madh .
  • Shkëmbejnë në mënyrë të sigurt informacionin dhe të dhënat me mjete të tjera të Forcave te Armatosura.
  • Identifikojnë objektivat pa e ditur kundërshtari.

France likely to offer 2 additional squadrons of Rafale to India - IBTimes India

Armët e tyre janë: Raketat “METEOR”, me një rreze veprimi mbi 100 km, raketa e njohur “SCALP” e mbajtur edhe nga “Mirage 2000-5” me rreze 500 km dhe raketat “EXOCET”, me rreze të gjatë veprimi kundër anijeve në det.

“Rafale” mund të ketë njëkohësisht 14 armë të afta, për të penguar çdo veprim armik.

??? ???? ???????? on Twitter: "The first Dassault Rafale fighter in the color of the Greek Air Force. Greece bought 18 Rafales. #ΠολεμικήΑεροπορία #HAF #ΠΑ #Rafale https://t.co/nJhwTxeAC9" / Twitter

Rafale – Footage of the aircraft in Greek colours (video) | protothemanews.com

Greek Parliament to vote on purchase

Rafales for the Elliniki Polemiki Aeroporia

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *