Ndryshojnë sërish akrepat e orës, një orë gjumë më pak

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës duhet të zhvendosim akrepat e orës nga 2 në 3 të mëngjesit, pasi hyn në fuqi ora ligjore. Orari veror do të na shoqërojë deri më 31 tetor, ku akrepat e orës do të kthehen pas dhe do të kalojmë sërish në orën diellore.

Me pranverën afrohet edhe ndryshimi i orës. Ndryshimi i orës ka disa disavantazhe për mirëqenien tonë. Këto ndryshime reflektohen edhe në mirëqenien tonë duke na sjellë nervozizëm, lodhje dhe shpërqendrim, efektet e të cilave i ndiejmë gjatë ditëve në vazhdim derisa ora jonë biologjike të sinkronizohet me orën verore.

Ndaj, mos u habisni nëse për të paktën një javë nga dita e ndryshimit të orës, humori juaj nuk do të jetë më ai i pari. Në pranverë, e gjithë Evropa kalon në orën e verës për të optimizuar përdorimin e rrezeve të diellit, dhe rrjedhimisht konsumon më pak energji elektrike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *