Qeveria ka ndryshuar përsëri buxhetin e vitit 2022 dhe ka rialokuar nga fondi rezervë shumën për bonusin e fundvitit. 7.8 miliardë lekë është fondi i cili është vënë në dispozicion për shpërblimet e pensionistëve dhe administratës.
Ndryshimet në buxhet janë publikuar në fletoren zyrtare ku ndër të tjera është shtuar edhe një fond prej 2.8 miliardë lekësh për njësitë e qeverisjes vendore.
Qeveria ka argumentuar se këto shpërblime janë një masë për të përballuar inflacionin i cili tashmë është në nivelin 7.9% që përkthehet në një rritje të fortë të kostove për familjet. Ministria e Financave aktualisht po punon për një detajim të shpërndarjes së fondeve sipas kategorive për punonjësit e administratës.
TË ARDHURAT Ishin 581.8 mld lekë Bëhen 583. 3 mld lekë
SHPENZIMET Ishin 665 .6 mld lekë Bëhen 667. 1 mld lekë