Ndryshon Kodi Penal/ Përforcohen kriteret për pajisjen me armë me leje! Detajet nga strategjia e re e Qeverisë

Kodi Penal i Shqipërisë do të ndryshojë sërish, këtë herë për të kriminalizuar disa fenomene të reja që kanë lindur jo vetëm në Shqipëri, sa i takon trafikut të armëve dhe municioneve.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri me dije sot se do të përforcohen kriteret për pajisjen me armë me leje, qoftë edhe armë gjahu. Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi bëri me dije se kjo bëhet me synimin për rritur sigurinë, teksa shtoi se do të bëhen edhe ndryshime në Kodin Penal për të kriminalizuar edhe disa fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve! Do të konsiderohet krim edhe mbajtja apo përdorimi i pajisjeve që mundësojnë printim 3D të armëve.

“Sot miratuam planin e veprimit 2022-2024 për zbatimin e strategjisë për kontrollin e armëve dhe municioneve si një plan që do mundësojë zbatimin e kësaj strategjie. Siguria prioritet absolut dhe kryeja e krimeve me armë zjarri është një shqetësim dhe kjo strategji synimin të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, parandalimin dhe kontrollin e trafikut të armëve të lehta dhe të vogla dhe disiplinimin më të fortë të licencimit të përdorimit të armëve luftarake dhe atyre të gjahut. Janë  parashikuar shumë masa konkrete, edhe për fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve dhe kemi parashikuar disa ndryshime në Kodin Penal dhe të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin siç është ajo nëpërmjet kolive postare dhe kemi kriminalizuar përdorimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve. Synojmë parandalimin e posedimit të armëve në mënyrë të jashtëligjshme”, tha Çuçi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *