Ndryshon kursi i SHBA me Rusinë, Blinken i bën ofertë Moskës

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Rusisë një marrëveshje që synon lirimin dhe kthimin në Shtetet e Bashkuara të yllit të basketbollit Brittney Griner dhe amerikanit të burgosur, Paul Ëhelan. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha gjithashtu se pret të flasë me homologun rus për herë të parë që kur Kremlini sulmoi Ukrainën, një ndryshim i mprehtë i politikës së mëparshme amerikane.

Deklarata shënon rastin e parë që qeveria amerikane ka shpalosur publikisht ndonjë veprim konkret që ka ndërmarrë për të siguruar lirimin e basketbollistes Griner, e cila u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt nën akuza për drogë dhe dëshmoi të mërkurën në gjykatë.

Blinken nuk ofroi detaje mbi marrëveshjen e propozuar, e cila u ofrua javë më parë, ndërsa nuk është e qartë nëse oferta amerikane do ta joshë Rusinë që të lirojë amerikanët.

Por publikimi i ofertës në fjalë, në një kohë kur Uashingtoni e ka shmangur Kremlinin, reflekton trysninë në rritje ndaj administratës së Presidentit Biden për kthimin në atdhe të amerikanëve Grenier dhe Ëhelan, dhe angazhimin e Uashingtonit për këtë çështje.

Sekretari Blinken tha se Uashingtoni do të donte një përgjigje nga Moska.

Prej vitesh Rusia ka shprehur interes për lirimin e Viktor Bout, një tregtar rus armësh i etiketuar dikur si “tregtari i vdekjes”, i cili u dënua me 25 vjet burg në vitin 2012 nën akuzat se kishte planifikuar të shiste ilegalisht armë që kapin shumën e disa miliona dollarëve.

Blinken tha se kishte kërkuar të fliste në telefon me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, ndërsa zyrtarët amerikanë u shprehën se lirimi i amerikanëve ishte përparësia kyesore por jo arsyeja e vetme.

Nëse zhvillohet telefonata, kjo do të ishte biseda e parë mes kryediplomatëve të Uashingtonit dhe Moskës që nga 15 shkurti, rreth një javë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *