Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme emrat për kryesinë që do të votohet nesër.
Në variantin e parë lista e publikuar në media ishte me 46 kandidatë, ndërsa tani është një variant i dytë ku është shpërndarë pak minuta më parë dhe ishte me 47 kandidatë.
Në këtë variant është shtuar edhe emri i Bardh Spahisë, kryetarit të Bashkisë Shkodër.
Në listë janë kandidatë gjithashtu edhe 13 deputetë të Komisionit të Rithemelimit, si dhe figura të rikthyera tashmë në PD si Jozefina Topalli e Arben Imami.