Sot pasdite (e premte, dt. 16) dhe nesër (e shtunë, dt. 17) priten reshje mesatare në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat dhe Korçë, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt. 17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 9 / 13 °C
në vendet malore: 4 / 8 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt. 16) dhe nesër (e shtunë, dt. 17) era pritet të fryjë e lehtë në veri të vendit.