Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, duke zbuluar se autori i krimit të rëndë nuk është vajza e tij 19-vjeçare, por djali 25-vjeçar, Hysen Meta. Deri më tani, vrasjen e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, por policia ka zbuluar se qitësi nuk është ajo dhe se Hysen Meta ka pranuar ekzekutimin e babait.
“Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjenNuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja.
Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes.