Show i kërcimit në televizionin Klan, fillimisht i quajtur “Dance With Me”, ndryshoi emrin pas më shumë se tre javësh transmetim. Për gjashtë edicione emisioni është quajtur “Dance With Me”, ndërsa tani quhet “Dance Albania”. Por “hija” e “Dance With Me” duket se nuk ka ikur ende. Konkurrentët fitues të “Dance Albania” marrin një kupë në përfundim të çdo nate spektakli, një kupë me emrin “Dance With Me” në të.
Kjo u vu re në emisionin e mbrëmshëm, ku moderatorja Alketa Vejsiu i dorëzoi kupën e “Dance With Me”, konkurrentit fitues të asaj puntate, Meridian Ramçaj.
Kujtojmë se ky nuk ishte i vetmi ndryshim. Këtë sezon u futu edhe sfida e eleminimit, ku konkurrenti/ja me performancën më të dobët, largohet përfundimisht në fund të mbrëmjes.
Mesa duket producentja Vera Grabocka dhe prezantuesja Alketa Vejsiu janë detyruar pas fillimit të spektaklit nga krijuesit e patentës të përshtasin këto ndryshime të reja në spektaklin e tyre. Por s’kanë menduar ende si duket për detajin e kupës.