Kei Piu është shtetasi që ka mbetur i plagosur pas sherrit në Elbasan. Piu u përlesh me një grup të rinjsh teksa ndodhej në një lokal në qendër të qytetit.
Mësohet se në sherr janë përdorur thika e armë zjarri, por nuk dihet ende se me çfarë është qëlluar i riu.
Ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm.
Ende nuk ka detaje nga Policia e Elbasanit për ngjarjen në fjalë.
Në vitin 2020 Piu i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Range Rover’.
I riu, 23 vjeç në atë kohë mbeti i plagosur në këmbë. Në polici ai deklaroi se nuk e njihte autorin, por me zbardhjen e kamerave të sigurisë u zbulua se ai kishte debatuar me autorin pak orë para se t’i bëhej atentati.
Kei Piu ka qenë shoqëruar disa herë në polici edhe për lëndë narkotike.