Rreth tetë vite më parë, u nda nga jeta këngëtari i njohur shqiptar Dr Flori. Ndarja e tij e papritur shkaktoi dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat e artistit.
Dr Flori i cili do të festonte sot 44-vjetorin e lindjes, është kujtuar nga miku i tij i ngushtë, gjithashtu anëtar i grupit “West Side Family”, Landi Hysi.
Landi ka publikuar një fotografi të grupit për të kujtuar ditëlindjen e këngëtarit ku shkruan: “Dr. Flori i lindur Floran Kondi, 28 Shkurt 1979”.
Bashkangjitur shkrimit, ai ka shtuar dhe vargjet e këngës së tyre “Jeta shkon”.
Pjesë nga teksti:
Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa
Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa
Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time
Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime
Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja
Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon.