Çdo dy ditë në Fier ndodh më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë. Në 5 muajt e parë të këtij viti u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.
Ndërsa mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna. Sipas INSTAT në rang vendi në 2019 u regjistruan 5680 divorce, ose 20% e martesa përfundojnë në divorc.
Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje.
‘Pjesa e pandemisë ka ndikuar bashkërënditur me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë faktorët ekonomik, mënyra e të kuptuarit të familjeve të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore, mentaliteti dhe barazia gjinore. Normalisht, kjo bën shkak që të rritet ky numër i grave të dhunuara apo që kërkojnë urdhra mbrojtje’.- tha psikologia Domi.
Dimo thotë se incidenca me e lartë e rasteve të divorcit vërehet kryesisht tek çiftet e reja, ku nuk kanë munguar dhe rastet ekstreme të vrasjes së partnerit apo partneres.
‘Është shumë e rëndësishme që të të përforcojmë dhe të bashkëpunojmë të gjitha strukturat për të arritur të kemi një parandalim e të mos të arrijmë në ekstremitete si ato raste që kemi dëgjuar së fundi. Në zonat rurale personat gratë ose edhe burrat martohen në një moshë të vogël të papërgatitur për jetën familjare, ç’ka ndikon në agravimin dhe nxitjen e dhunë fizike, emocionale apo psikologjike’.- tha Esmeralda Domi, psikologe.
Në 10 shtator në Zhupan të Fierit 31 vjecari Elton Metaj vrau me kallashnikov ish-bashkeshorten e tij 23 vjeçare Sabrina Bengaj. Në harkun kohor të pak ditëve tragjedia e Fierit, u pasua nga një tjetër ngjarje e rëndë në Divjakë, ku 58 vjeçari Hekuran Rrasa vrau me çifte gruan dhe më pas edhe veten.
/Burimi: ReportTv/