Në ‘arrest shtëpie’ por kërkon zbutje të masës së sigurisë, GJKKO vendos për prokurorin e përfshirë në trafikun e kanabisit

Prokurori i Vlorës Maksim Sota u arrestua më datë 2 korrik në kuadër të opracionit të koduar ‘Shpirti’. Operacioni i ndërmarrë nga SPAK lidhej me trafikun e kanabisit drejt Italisë, që çoi në lëshimin e 38 urdhër-arresteve, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjithshtu në bazë të të dhënave edhe Sota ishte i përfshirë në këtë veprimtari.

Më datë 4 korrik Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masat e sigurisë, duke lënë prokurorin e Vlorës në ‘arrest shtëpie’. Por për arsye shëndetësore Sota kishte kërkuar zbutje të masës, kërkesë e cila është rrëzuar nga GJKKO. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Detajet që ‘fundosën’ Maskim Sotën?

Në rrëfimin e tyre, dy të penduarit e drejtësisë për këtë dosje, Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha, kanë deklaruar, se qiraja e shtëpisë ku qëndronte Prokurori Maksim Sota në Vlorë, mbulohej nga kreu i grupit të tyre kriminal, i quajtur Ilirjan Ducellari.

Këto akuza, Prokurori në kërkesën e tij drejtuar GJKKO-së, i cilëson si të pavërteta dhe me qëllime dashakeqe.

Ai tha se ka dijeni se kush fshihet ndaj kësaj dëshmie, duke nënvizuar se arsyet nuk do i bëj të ditura për momentin.

Në kërkesë, Prokurori kërkoi nga Gjykata revokimin e masës për sigurimin personal “arrest në shtëpi”, por siç duket, kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga togat e zeza të cilat lanë në fuqi vendimin e SPAK.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *