‘Në Athinë Lydia do të jetë vajza e vrasësit’/ Nëna e Caroline Crouch të vrarë nga bashkëshorti kërkon kujdestarinë e mbesës  

Vrasja që tronditi gjithë Greqinë që pati për viktimë bukuroshen 20-vjeçare me origjinë britanike, Caroline Crouch, ende nuk ka përfunduar dhe drama të shumta po luhen edhe midis personazheve të tjerë të historisë.

Në qendër të opinionit tashmë pas bashkëshortit vrasës të Caroline, është vënë edhe vajza e vogël Lydia, e cila duket se do të ketë një jetë të vështirë pa prindërit e saj.

Caroline Crouch death: Husband in court in bulletproof vest as he is charged with murder | World News | Sky News

Gjyshja e saj, dhe njëherësh nëna e Caroline, ka kërkuar kujdestarinë ekskluzive të mbesës, Lydia, për ta marrë atë në ishullin Alossinos.

Dy familjet kanë diskutuar këto ditë për kujdestarinë, por nëna këmbëngul që të marrë kujdestarinë pasi sipas saj, “Në Athinë Lydia e vogël do të jetë vajza e vrasësit, kurse në Alossinos vajza që humbi nënën e saj”.

Zbardhet vrasja makabre e Caroline Crouch në Greqi, bashkëshorti i saj pranon se është ai vrasësi – A2 CNN

Avokati i familjes së Caroline Crouch thotë se, familjet po bisedonin deri natën e kaluar dhe janë në humor të mirë për bisedime.

“Ne erdhëm për t’i paraqitur prokurorit të të miturve kërkesën për kujdestarinë ekskluzive të Lydia nga nëna e Caroline. Ne u informuam se raportet janë pozitive, veçanërisht për Alonissos.

Husband of Caroline Crouch 'covered up killing to raise daughter' - Flipboard

Ne paraqitëm një kërkesë për t’i caktuar kujdestarinë nënës së Caroline, sepse është mjedisi më i përshtatshëm, pasi në Athinë, Lydia e vogël do të jetë vajza e vrasësit, të Alonissos.

Unë u trondita kur lexova një raport nga punonjësi social se Lydia e vogël, edhe pse është një e porsalindur, mund të shpëtojë pa skena dhune. Deri natën e kaluar, të dy palët ishin duke biseduar dhe tashmë janë në një humor të mirë për bisedime”,- tha avokati i familjes.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *