Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të jetë në Bruksel më 17 dhe 18 gusht 2022, me rastin e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, njoftuan nga zyra e presidentit.
Në Bruksel, Vuçiç duhet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin duhet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për personat e zhdukur në Kosovë.
Ende nuk është përcaktuar saktësisht se për çfarë do të bisedojnë Vuçiç dhe Kurti, por Vuçiç së fundi ka deklaruar se në Bruksel dëshiron të diskutojë për formimin e Unionit të Komunave Serbe, por jo sipas Kushtetutës së Kosovës.
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, presidenti Vuçiç do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.