Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për rrethanat që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili ndërroi jetë më datë 20 maj në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Prokuroria ka nisur të verifikojë të gjitha pretendimet e familjes për dhunë të ushtruar ndaj të riut si dhe për dhënien e një sasie metadon, një informacion ky që qarkullon vetëm në media dhe i pakonfirmuar zyrtarisht nga asnjë institucion.
Rustemi u arrestua më 13 prill për vjedhje dhe më 14 prill u çua në QSUT ku ndodhej në koma. Sipas nënës së tij, doktorët i kanë thënë se të riut i është dhënë metadon, pasi ishte konsumues i lëndëve narkotike.