Në dashuri, Hëna është e favorshme edhe të dielen/ Horoskopi 28 nëntor 2021

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Bëni kujdes në historinë tuaj të dashuri sepse këto dy ditë mund të sjelin debate të ashpra. Në punë, kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Përfitoni nga ndikimi pozitiv i Afërditës për të shijuar romancën tuaj. Sa për punën, do të arrini të realizoni gjithçka që ju kërkohet.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri shmangni diskutimet, situatat mund të përkeqësohen. Në punë përballeni me një fazë lodhjeje të madhe, por situata do të përmirësohet javën e ardhshme.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri do të merrni lajme nga një person me të cilin nuk keni folur prej kohësh. Do të jetë e rëndësishme të shmangni komplikimet dhe të mos riktheheni në cështjet e vjetra. Nëse jeni të rinj në punë, do ju ofrohet një pozicion më i mirë.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri kushtojini vëmendje takimeve të kësaj periudhe sepse mund të jenë vendimtare për të ardhmen. Në punë mos hezitoni t’i bëni ballë të gjithë situatave që ju duken të arsyeshme për tu diskutuar.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Jetoni plotësisht ndjenjat tuaja sepse Hëna sjell ndikim pozitiv tek ju. Në punë është e rëndësishme që të zgjidhni disa çështje ligjore nga e kaluara.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri, nëse keni një cështje delikate për të diskutuar shtyjeni për dielën. Në punë kini kujdes. Mund të lindin polemika për çështjet më të parëndësishme.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri, kjo e diel është interesante për të realizuar një projekt me një Virgjëreshë ose një Bricjap. Nga ana tjetër nuk jeni të kënaqur me situatën ekonomike pasi keni pasur shumë shpenzime.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri mund të lindin tensione. E njëjta situatë është edhe në punë, por gjithçka do të përmirësohet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, Hëna është e favorshme edhe të dielen. Është një kohë e mirë edhe për situatën në punë. Do ju hyjnë në punë njohuritë.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, Hëna është ende në shenjën tuaj dhe do të jetë e favorshme deri në fund të nëntorit. Në punë, do ju ngarkohen përgjegjësi të reja. Nga ana tjetër do të ketë shpenzime të shumta për shtëpinë dhe familjen.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri tregohuni të kujdesshëm sidomos nëse jeni në njohje apo histori dashurie me Bricjapin dhe Gaforren. Në punë jeni në një fazë revolucioni dhe është normale të përjetoni disa ditë paqëndrueshmëri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *