Në ditëlindjen e bashkëshortes dhe djalit të tij, Florian Marku ndan lajmin e ëmbël

Boksieri i njohur, Florian Marku, do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ai, duke publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me bashkëshorten dhe të birin, të cilët të dy festojnë ditëlindjen.

“Në datëlindjen e saj, bashkëshortja lindi djalin tonë. Kjo datë është e bekuar për ne. Urime vitin e parë të lindjes zemra e babit. Bashkë me mamin të dyve ju uroj shëndet dhe lumturi. Për të gjithë jetën, ju dua pafund”, ka shkruar Marku krahas fotove.

Më tej, ai ka ndarë një video, në të cilën zbulojnë edhe gjininë e bebit, që pritet të vijë në jetë.

“Kush ka vajza botën ka. Presim vajze”, ka shtuar boksieri.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *