Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka treguar gjithmonë se ka një raport shumë të afërt me mamanë e saj, aktoren e humorit, Rita Lati.
Sot Rita feston 63- vjetorin e saj dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga Roza.
Moderatorja e ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të ngushtë me mamanë e saj dhe nuk ngurron asnjëherë t’i dedikojë fjalët më të ëmbla. Madje edhe nëpër intervista të ndryshme ku kanë qenë të ftuara së bashku, ato dukeshin si dy shoqe të ngushta, përveç raportit nënë e bijë.
“Sot ka ditelindjen Bossi. Ajo qe ben ligjin me prezence pa fol e le te flas. Qe ben ligjin edhe duke qesh e duke bere humor. E lere kur eshte serjoze a me nerva ??
Gezuar ditelindjen Mam! ? Fjalet dhe Mirenjohjet ti kam shkruar cdo ditelindje e cdo 8 Mars! Sot me 28 Gusht vec po te uroj jetofsh sa me gjate e vogla ime!”. Gjithashtu në sektorin e komenteve nuk munguan as urimet e përzemërta nga miq dhe ndjekës të moderatores.