Në ditën e saj të lindjes, Semi Jaupaj merr urimin më të veçantë nga Bora Zemani

Semi Japuaj feston sot ditëlindjen dhe urimin e parë e ka marrë nga një person mjaft i veçantë për të. Pikërisht shoqja e saj e ngushtë, moderatorja Bora Zemani. Një një postim në ‘Instastory’ Bora shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Edhe të kisha një motër të vërtetë, nuk do ta doja më shumë se ty! 100 vite të bukura për të voglën time.”

Semi Jaupaj ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku u pyet edhe për rikthimin e Borës dhe Donaldit. Ajo dukej mjaft e lumtur për ribashkimin e tyre. Mirëpo teksa u pyet nga moderatoret për çiftin më të përfolur të showbiz-it, këngëtarja kishte vetëm dy fjalë për të thënë:

“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thashë që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”.

Ndërkohë Bora Zemani tregoi më herët se ishte futur në “Big Brother Vip” pikërisht për të mbështetur shoqen e saj të ngushtë, Semin.

“I kisha thënë edhe Semit që mos më kërkoni sepse nuk vij në “Big Brother.” Ishte situata që ishte krijuar aty brenda. Unë gjithsesi po komentohesha nga Donaldi edhe Semi. Po komentohej edhe për një lidhje mes Semit dhe Donaldit dhe unë nuk mund ta lejoja. Vetëm unë mund ta sqaroja. Produksioni më mori dhe më thanë që t’i bëj një surprizë Semit. Hyra dhe pjesa tjetër ishte pjesë e paplanifikuar. Më pyeti produksioni nëse dua ta takoj Donaldin edhe iu kam thënë “jo”, ama nëse Donaldi kërkonte të më takonte mua unë do ta mbështesja.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *