Në ditët e fundit të shtatzënisë, Fifi emocionon me fjalët për të birin

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, po shijon ditët më të bukura të jetës së saj.

Ajo dhe partneri, Adis Patushi, po presin së bashku fëmijën e tyre që do t’u ndryshojë përgjithmonë jetët.

Ndonëse ka qenë mjaft aktive me projekte të reja dhe gjatë periudhës së fundit, është çështje ditësh që ajo të sjellë në jetë djalin.

Së fundmi, artistja ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke bërë kontrollet e fundit mjekësore përpara lindjes.

“Po i numërojë ditët, orën, minutat e sekondat derisa të të kem në krahët e mi biri im, të dua akoma pa të parë fytyrën e pa të ndjerë erën”, ka shkruar Fifin krahas postimit.

Kujtojmë që ky do të jetë fëmija i parë për këngëtaren dhe i dyti për Adisin pasi ka edhe një tjetër djalë me Adrola Dushin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *