“Në dyshim e ardhmja e klubit…”/ Dështimi i Partizanit në derbi, Olsi Rama gjen ‘fajtorin’!

Derbi kryeqytetas Tirana Partizani nuk ishte sfida më e bukur për tu parë pasi prodhoi pak futboll dhe vetëm një gol.  Si gjithnjë ata që nuk zhgënjejnë janë tifozët, prania e tyre në “Air Albania” i dha shkëlqim kësaj përballje historike.

Në shifra ishte një derbi mes të barabartësh, 3 gjuajte në kuadrat, afro 50% mbajta e topit, më të kuqtë që ishin shumë pak më superiore, por në fund ai që bëri diferencën ishte sistemi VAR. Në të mirë dhe në të keq, trupa gjykuese edhe një herë u kthyer në protagonistë.

Një penallti në favor të Tiranës në limitet e pjesës së parë, e konvertuar në gol nga Vesel Limaj rezultoi përcaktuese, një gol trepikësh që i dhuroi bardhebluve suksesin në derbin e parë sezonal.

Si gjithnjë, në kampin kundërshtar vendimet e arbitrit nuk u pritën mirë, më shumë se sa për penalltinë, drejtori Rama dhe jo vetëm akuzojnë për njëanshmëri, i mungon një karton i kuq ndaj Najdovskit dhe jo vetëm, një situatë e përsëritur kjo e cila bën që drejtori i Partizanit të rishikoj pozitat e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *