Në Egje mund të plasë sërish…/ Ja çfarë ka ndodhur sot mes një anije turke dhe një greke

Një anije e Marinës turke ka shtyrë një anije kërkimore greko-qipriote e cila sipas Ankarasë, kishte shkelur shelfin e saj kontinental në Mesdhe.

Agjencia e lajmeve “Anadolu” citon ministrinë turke të mbrojtjes, të pohojë se administrata greko-qipriote kishte lëshuar një “Navtex”, një mesazh paralajmërues lundrimi për aktivitet kërkimor në një zonë e cila përfshinte dhe shelfin kontinental të Turqisë.

Kjo e fundit u përgjigj duke i thënë se, aktiviteti duhet të ishte koordinuar me Ankaranë, e jo thjesht të vihej përpara faktit të kryer. Pavarësisht paralajmërimeve për të mos shkelur aty, anija kërkimore “Nautical Geo”, tentoi të kalonte.

Bie qeveria në Rumani pas humbjes së votëbesimit (fotot) - Top Channel

Ajo fillimisht u paralajmërua nga marina turke, por pasi vazhdoi lundrimin, atëherë u shty jashtë shelfit kontinental.

Turqia, vendi me vijnë më të gjatë bregdetare në Mesdheun Lindor, nuk i pranon pretendimet e administratës greke dhe greko-qipriote për kufijtë detare, për të cilat thotë së janë të ekzagjeruara dhe shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe të Qipros turke.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *