Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ishte një prej atyre që reaguan për vendim e Lulzim Bashës, për përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD-së.
Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se, nuk mund t’i bëhet PD-së një dëm më i madh se kaq, në emër të “partneritetit me SHBA-të”.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit:
“Partneriteti me Amerikën është më i rëndësishëm”- thotë Lulzim Basha.
Dakord, po për çfarë ka rënë në partneritet me ta për t’u kalbur në opozitë?! Apo për të shkërmoqur organizimin e opozitarizmës në vend!
Të bukur partneritet paska përparsi për Bashën…!
Sinqerisht nuk e di se cfarë dëmi më të madh sesa kaq mund ti bëhet PD dhe demokracisë nga ky që na u quaka eehe “partneritet!!!”
/Priza.al/