“Ne flinim veç e veç”/ Flet gruaja e Xhevahir Hoxhës: Merushja përdorte fjalë të pista

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Roskovec, Fier ku vjehërri Xhevair Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij Merushe Hazizi.

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, ka folur edhe gruaja e autori e cila ka pohuar se ka qenë e kërcënuar dhe ajo si Merushja.

Sakaq, shton se Merushja përdorte fjalë të pista, si dhe nuk ishte në dijeni në lidhje me ngjarjen e dritares.

“U largua nusja e parë, ky ngeli me këtë tjetrën. Unë flisja me Merushen fshehurazi atij se më thoshte as djalit mos i fol. Do të të ther edhe ty më thoshte.
Nuk e përballoja dot atë, nuk më linte ai të shkoja në polici e ta denoncoja për dhunë.
Ziheshin këtu, jo kam bërë pusin, jo kam bërë këtë edhe ai ngrihej e ikte në polici e denonconte djalin. I thosha e duan njëri tjetrin lëri.
Kur u kthyen nga Vlora nga shtëpi, nuk e donte Merushen. Përdorte fjalë të pista dhe ajo ndaj tij, mban gojën i thashë se je nuse. Xhevahiri e quante të përdalë atë.
Unë në mëngjes e mora vesh se Xhevahiri kishte hyrë në dhomë të nuses nga dritarja. Ai tha I thashë Merushes çfarë kërkon këtu, nusja tjetër më tregoi mua.
Ne flinim veç e veç!”, u shpreh ajo.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *