Alexis Sanchez është një nga lojtarët që nuk është pjesë e projektit të Inzaghit për sezonin e ri të Interit. Futbollisti paguhet shumë dhe kësisoj rëndon shumë në arkat e klubit, e për këtë shkak drejtuesit dëshirojnë të sistemojnë në një skuadër tjetër kilianin.
Sipas raportimeve të La Provence, Marseille dhe Sanchez kanë arritur një marrëveshje orëve të fundit. Akordi mes klubeve mungon, por shpresohet se gjithccka do mbyllet me sukses.
33 vjeçari numëron 3 sezone në Milano. Sanchez do të provojë për herë të parë një aventurë në Ligue 1, pasi ka luajtur në kampionate si Serie A, Premier League dhe Primera Division