Studentët gjatë protestës në Francë mbajnë një pankartë si pjesë e ditës së njëmbëdhjetë të grevës mbarëkombëtare dhe protestave kundër reformës së pensioneve të qeverisë franceze, në qytetin e Rennes. Në parulla shkruan “Grevë, bllokim, Macron dil jashtë”, raporton Reuters.
Franca u përball me një raund të ri protestash dhe grevash mbarëkombëtare të enjten, pasi një takim midis kryeministres dhe sindikatave nuk arriti të thyejë një ngërç politik mbi një projekt-ligj thellësisht jopopullor të pensioneve që i bën njerëzit të punojnë më gjatë.
Protestat kundër reformës – e cila ngre moshën e daljes në pension me dy vjet në 64 – kanë tërhequr turma prej qindra mijërash njërzish në protesta të organizuara nga sindikatat që nga janari dhe kujtojmë se keto protesta nganjëherë ishin kthyer në protesta të dhunshme.
Grupet e punës u zotuan që do të qëndrojnë në këmbë dhe do të vazhdojnë me protesta pas bisedimeve me kryeministren Elisabeth Borne të mërkurën – që zgjatën vetëm një orë – dhe që nuk pati rezultat në arritjën për ta qetsuar situatën.
Ata thanë se e vetmja rrugëdalje nga kriza ishte që legjislacioni të tërhiqej, një opsion që Borne e hodhi poshtë kategorikisht.
Laurent Berger, kreu i sindikatës më të madhe të vendit CFDT, bëri thirrje “që një numer maksimal punëtorësh, burra dhe gra, për t’iu bashkuar marshimeve në të gjithë Francën nesër”.
Kujtojmë se dita e mëparshme e demonstratave më 28 mars tërhoqi turma më të vogla, sipas Ministrisë së Brendshme, me 740,000 njerëz që protestuan në të gjithë vendin krahasuar me një rekord prej 1.28 milionë më 7 mars.
Një datë kyçe do të jetë 14 prilli, kur Këshilli Kushtetues do të japë vendimin për projektligjin e pensioneve. Ekspertët kushtetues thonë se nuk ka gjasa ta godasë atë, gjë që qeveria shpreson se do të ndihmojë në dobësimin e protestave./