“Në fund kthehemi tek toksiku”/ Me veprimin e fundit Tuna ‘konfirmon’ rikthimin me Cozman

Ishte i papritur bashkëpunimi i Cozman dhe Tunës, dy ish-të dashur, që dikur kanë bërë bujë e hite bashkë.

“I huj” u titullua projekti që duket se ka bashkuar çiftin dhe jo vetëm në jetën profesionale, por edhe atë private.

Deri tani kishim dyshime nëse Tuna mund t’i kishte dhënë një tjetër shans reperit, pas ndarjes së saj nga Patrisi. Mirëpo, veprimi i fundit e konfirmon këtë!

Këngëtarja ka përzgjedhur disa video të fansave për t’i bërë repost në InstaStory-n e saj, ndërsa njëra prej videove shkruan:

“Tuna na mësoi të mos humbasim kohë kot, se në fund do kthehesh tek toksiku”,- shkruhet tek postimi.

Me këtë “silent repost”, këngëtarja ka pranuar rikthimin e saj, që në fakt është pritur me entuziasëm nga fansat.

Shumë shkruanin se “iu kthye fëmijëria apo adoleshenca”, ndërsa të tjerë “e dinin” që ndjenja e tyre nuk ishte shuar kurrë.

Epo, urime çiftit që deri tani numëron 3.1 milion klikime në Youtube!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *