Me anë të një postimi në rrjetin social “facebook”, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në 30 prill do të mbyllen të gjitha sportelet e shërbimeve të dokumentave dhe më 1 mars do të merren online.
Rama shkruan se me këtë, do t’i jepet një “shkelm vendimtr” korrupsionit, radhëve dhe zvarritjeve për të marrë dokumente shtetërore.
Kreu i qeverisë ka ndarë edhe një raport të Bankes Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila e liston Shqipërinë në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, nga vendi i 33 që mbante më parë.
Postimi:
“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon
Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.”
/Priza.al