Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar sot me ekipin zgjedhor të Elbasanit. Gjatë takimit ajo ka shprehur mirënjohje për punën e tyre.
Kryemadhi shkruan në “Facebook” se janë përballur me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë, duke pasur regjimin dhe bandat kundër.
“Ekipi i Elbasanit, duke u mirëpërgatitur për të ardhmen që kemi përpara. U jam thellësisht mirënjohëse, që kanë përfaqësuar vlera të larta dhe janë përballuar me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë, duke pasur regjimin dhe bandat egërsisht kundër. Misioni vazhdon për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e çdo shqiptari!”, shkruan Kryemadhi.
/Priza.al/