Në fushë zbret sot edhe Kategoria e Parë, Lushnja për të kapur kreun

Sot, Lushnja do të luajë kundër Burrelit, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë. Ky takim i prapambetur është përcaktuar të zhvillohet sot në orën 15:00.

Pritet me interes të shihet se si skuadra e Klodian Duros do të sillet kundër ekipit matian. Investimi i Bashkisë së Lushnjës duket serioz dhe me në krye një trajner si Duro, objektivi do të jetë madhor.

Nga ana tjetër, matianët kanë treguar sezon pas sezoni se janë ekipi për t’u mundur duke i hapur punë çdo kundërshtari. Kujtojmë që Lushnja gjendet në vendin e 11-të me 3 pikë, kurse Burreli në të 13-tin me 1 pikë më pak.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *