Ibsen Elezi, kandidati i cili garon përballë Sali Berishës për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, pasditen e sotme ka kërkuar shtyerjen e datës së zgjedhjeve për 14 ditë.
Po ashtu ai kërkoi largimin nga procesi të zgjedhor të Eno Bozdos dhe Albana Vokshit, të cilët akuzohet për vjedhje votash.
“Largimin nga komisioni elektoral Albana Vokshi dhe Eno Bozdon si persona të manipuluar në zgjedhjet e fundit. Kjo jo vetëm si garanci për procesin. Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me afat 14 ditor. Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta”, tha Elezi gjatë prezantimit të platformës së tij.