Në gjendje të dehur, rrëzohet në banesë dhe humb jetën 50-vjeçari

Shtetasi 50-vjeçar me inicialet H.B. ka ndërruar jetë teksa po transportohej drejt spitalit të Korçës. Ai mori lëndime në kokë kur u rrëzua në banesën e tij në Maliq. 50-vjeçari dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *