Një 30-vjeçar nga Vlora ishte lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje për akuzën e vjedhjes. Por këtë masë të dhënë nga gjykata e shfrytëzoi për të vjedhur edhe më shumë, derisa policia ra në gjurmët e tij.
Indrit Korabi është arrestuar nga Policia pasi është kapur duke grabitur një klinikë private. Një ditë më parë, Korabi është kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
NJOFTIMI I POLICSE:
“Vlorë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, vihet në pranga 30-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.