Megi Drio modelja e njohur shqiptare në Greqi ka qenë gjithmonë e hapur për racizmin e përjetuar në vendin fqinj dhe për këtë ka folur dhe në intervistën e saj të fundit.
Ajo mori pjesë në reality show Grek Next Top Model( GNTM) ku pasi ajo mbaroi modelja me origjinë shqipëtare mori shumë reagime negative.
Në një intervistë të fundit pë “Secret” tha se ;
“Kam marrë shumë reagime negative kur dola nga GNTM. Fillova të kisha edhe fobi, kisha frikë të dilja me makinë në rrugë. Edhe tani ngacmimet vazhdojnë në rrjetet sociale. Në Greqi kam përjetuar qëndrime raciste. Në Angli ku shkova për të studiuar gjithçka ishte më e ftohtë. Aty më trajtuan normalisht, pa i parë shqiptarët si banditë. Kemi kaluar një kohë shumë të vështirë. Edhe personat e njohur vështirë se thonë origjinën e tyre dhe kjo për shkak të Greqisë dhe mënyrës se si trajtohen. Gjithçka është shumë e trishtueshme” .