Ne i hamë por këto krijesa të detit përdorin kujtesën si njerëzit, kanë sens humori dhe janë kureshtarë

Oktapodët janë aq inteligjentë saqë nga studiuesit konsiderohen si kafshët më të zgjuara në det: dinë të përdorin kujtesën si njerëzit, kanë sens humori dhe janë kureshtarë.

Tani studiuesit kanë bërë një zbulim të ri: oktapodët femra mbrohen nga ngacmimet e vazhdueshme të meshkujve duke i gjuajtur qëllimisht me objekte, si guacka dhe baltë. Taktika e tyre është fituese, pasi meshkujt largohen të zhgënjyer.

Oktapodi më i madh dhe ku ai jeton. Cili është oktapodi më i madh në botë?  Banorët misteriozë të botës së ujit

Në praktikë, është parë se oktapodi femër kur shqetësohet nga miqësia e tepruar dhe e padëshiruar, mbledh me tetë tentakulat e saj baltë apo guacka dhe merr shënjestër për të gjuajtur mashkullin që e ka ngacmuar. Femrat hedhin sende te meshkujt që përpiqen të çiftohen. Është vërejtur se mashkulli nuk kundërpërgjigjet asnjëherë.

Ajo që quhet ndryshe oktapod. Pse oktapodët janë kaq të zgjuar? Sa oktapodë  jetojnë

Por kjo nuk është e gjitha, në disa raste këto sjellje të femrave vërehen edhe kur duhet të mbrojnë strofkën ose territorin e tyre nga oktapodët e tjerë. Një femër e ashpër pra, e cila di të mbrohet dhe të mbrojë territorin e saj, pothuajse duke paralajmëruar të pakujdesshmit:

Rri larg dhe mos u afro pa lejen time, sepse mund të ‘hash dru.’

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *