Në je burrë dhe të mban? Berisha thirrje Ramës: Hajde të…

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme i bëri një thirrje publike Edi Ramës, për të miratuar ligjin për të larguar të gjithë kryeministrat.

Berisha tha se ky i fundit nuk e bën dot këtë, pasi ai ka frikë nga firmat e tij.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Rama është i rrezikshëm. Mos tentojë të spostojë, se në mënyrë apsolute do përballesh me revolt popullore. Vendet e Evropës nuk kanë asnjë përgjegjës,që t’ibën presione ndaj drejtësisë. Në je burrë dhe ta mban hajde të kalojmë ligjin në Parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në Parlament, të ndryshojmë Kodin penal. Të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Dhe s’duhet parashkruar.

Nuk e bën dot këtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij për të cilat thotë se nuk di ç’kam firmosur për të mbushur valixhet”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *