‘Ne jemi këtu, mund t’ja dalim bashkë’/ Noizy dhe Stresi i japin fund rivalitetit?!

Pas një beteje të gjatë mes Noizy-t dhe Stresit si dy rivalë në muzikë, reperët vendosën të falnin njëri-tjetrin dhe t’i jepnin fund armiqësisë disa vjeçare.

Madje me publikimin e këngës “Po foli i fundit”, të gjithë vunë re se Stresi i kërkoi falje familjes së Noizy-t përmes vargjeve.

“Unë ty të fala nuk të çoj, por veç familjes tënde. Unë jam djali i Sali Lushës, kërkoj falje për do të shame”, shprehet Stresi në këngë.

Ndërkohë këtë deklaratë ai e ka sqaruar mbrëmjen e djeshme gjatë një videoje live me Kozak Braçin.

Stresi shprehet se ai ka pasur nxitje nga persona të tjera për konfliktin me Noizy-n, nga njerëz që ai thotë se nuk u flet më.

Ai thotë se i ka kërkuar falje familjes së Noizy-t për të ofendimet që ju ka bërë më parë përmes muzikës, sepse nuk ndjehet fare krenar për të shkuarën e tij.

“Kemi qenë problematik, tani jemi bërë serioz. Ka pasur nxitje nga mbrapa, me persona që unë sot s’jam me ta, por kam bërë për ta. Falje ju kërkoj të gjithë atyre që unë ju kam ofenduar familjen, sepse burri që është burrë nuk e shan familjen. Me ato te shara që kam bërë unë në muzikë, në hip hop, nuk jam krenarë fare dhe unë thjesht i kam kërkuar falje në emrin tim dhe si djali i filanit”, shprehet Stresi.

Ndër të tjera ai ka treguar se çfarë i ka thënë Noizy gjatë përballjes së tyre në gjykatë para 10 vitesh pas një sherri banal.

“Po del sipër të tjerëve kot, ne jemi këtu, mund t’ja dalim bashkë. Edhe s’kanë për të dalë njerëzit ashtu siç mendon ti dhe ashtu ndodhi po ç’rëndësi ka”, tha Stresi duke zbuluar fjalët e Noizy-t.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *