Një 59-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim për drogë.
Shtetasi me iniciale S.H., është dënuar nga Gjykata me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë / Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit S. H., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.01.2022, i ka caktuar 59-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Më datë 20.06.2021, nga strukturat e DVP Vlorë, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 59-vjeçari është autor i kësaj veprimtarive kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.