Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 46-vjeçari (Emri)

Shtetasi Sulejman Seferaj u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”. Seferja ka ende për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 46-vjeçari ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë në Itali.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, në operacionin e koduar “Altamura”.

“Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Abdi Toptani”, Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit Sulejman Seferaj, 46 vjeç, banues në Vlorë”.

Sipas bluve, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim.

Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të llojeve heroinë, kokainë dhe marijuanë, në zonën e Altamuras dhe në zona të tjera përreth, në Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *