Shtetasi nga Kosova me inicialet Xh.K. është arrestuar nga policia në Morinë në koordinim me Interpol Tirana, për t’u ekstraduar më pas drejt Gjermanisë. 53-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike me pasoja të rënda. Gjykata e Hamburgut në vitin 2018 e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 3 muaj burg.
Njoftimi:
DVP Kukës
Arrestohet përkohësisht, në PKK Qafë Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 53-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar
-XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.