Në kërkim ndërkombëtar/ Kapet me qëllim ekstradimi 51-vjeçari (Emri)

Një shtetas 51-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë në Itali. Besnik Osmëni rezulton i dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij është bëri i mundur në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Limit”.

I dënuar me 8 vjet burgim në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet provizorisht, 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi:

– Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *