Tre persona janë ekstraduar nga Greqi dhe Italia drejt Shqipërisë. Si rezultat i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Interpol Romës është ekstraduar drejt vendit tonë, Ilir Duro i cili ishte dënuar me burg nga GJKKO për veprat penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, ‘’Grupi i strukturuar kriminal’’ dhe ‘’Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal’’. 51 vjeçari dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Po shtu u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë, 21 vjeçari, Luis Shkira i cili ishte dënuar me burg nga gjykata e Pogradecit për trafik droge nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa nga Greqia u ekstradua Paulin Peci i shpallur në kërkim nga gjykata e Përmetit për veprën penale ‘vjedhje me dhunë’.