Një person ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi rezultonte, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni dhe heqje e paligjshme të lirisë, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Bëhet me dije se ndaj tij gjykata në Verona të Italisë ka dhënë masën e arrestit me burg. Ndërkohë, pritet që autoritetet të bëjnë të mundur dhe ekstradimin e tij, për t’u përballur me akuzat e drejtësisë në shtetin fqinj.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Verona”.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Në pranga edhe 1 shtetas në kërkim kombëtar për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Verona”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
Gj., 52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.