Shtetasi Kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar nga Policia e Shtetit në pikën kufitare të Morinës. Imrush Junuzi, 41-vjeçarin nga Gjilani, do të ekstradohet drejt Bullgarisë, pasi Gjykata e Kiystendil e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë.
Njoftimi i policisë:
Morinë – Kukës
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
/Priza.al/