Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia gjermanë në aeroportin Karlsruhe Baden-Baden, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane.
Mësohet se 31-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka fluturuar nga Rinasi drejt Gjermanisë, ndërkohë që kishte arritur që të kalonte kufirin, edhe pse rezultonte në kërkim.
31-vjeçari ndodhet në paraburgim, teksa pritet të bëhet ekstradimi i tij në Britaninë e Madhe.